Këto pamje tmerruese vijnë nga Wallinton në jug të Londrës, pas shirave të rrëmbyeshëm të cilat kanë përmbytur qytetin.
Qytetarët janë detyruar të lënë makinat e tyre, pasi janë mbuluar nga uji.
Të frikësuar nga kjo gjendje, disa prej tyre e kanë cilësuar këtë katastrofë natyrore si fundi i botës.