Roman Burcev nga Rusia ka siguruar pjesëmarrjen në një reklamë të vodkës, falë ngjashmërisë me aktorin e famshëm hollivudian, Leonardo DiCaprio.
Mediat botërore shkruajnë se 33-vjeçari ka fituar mirë vetëm pse i ngjan yllit të njohur të shumë filmave.
Në reklamë, Burcev shfaqet në veturë me një fotografi të DiCaprios, ndërsa në retrovizor duket edhe fytyra e tij.
Edhe në profilin e tij në Instagram, rusi ka publikuar edhe disa xhirime ku e imiton aktorin 41-vjeçar, porse të gjithë janë të mendimit se atij i mungon talenti për aktrim.