Boksieri nga Kosova, Arnold Gjergjaj, sonte para tij ka sfidën më të rëndësishme në karrierën e tij.
31 vjeçari do të kërkojë fitoren e 30-të në karrierë ndaj ish kampionit të botës në peshat e rënda, David Haye, në Londër.
Para se të vije meçi me Hayen, Gjergjaj në dhjetorin e vitit të kaluar pati rrahur kroatin Marino Goles, në një meç që zgjati vetëm 40 sekonda.
Gjergjaj ia doli të nokautojë Golesin që në raundin e parë.