Kjo është gruaja, të cilës Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, iu drejtua një ditë më parë me fjalor fyes. Tatjana Cerri, i përket komunitetit rom, por sipas saj, kjo nuk është arsye që ajo të fyhet nga Kryetari i Bashkisë.
Sjellja e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes ka ngjallur reagimin e Shoqatës së Tregëtarëve, që kërkojnë largimin e tij nga detyra.
Incidentin në fjalë, vetë Kryetari i Bashkisë u mundua ta shpjegojë si një nervozizëm të momentit.
Një ditë më parë, një grup tregtarësh të Lushnjes protestuan për mbylljen e tregut, ku ata shisnin produktet e tyre.
Tatjana Cerrit, gruas 60 – vjeçare, që po i shprehte shqetësimin se largimi nga tregu i hiqte bukën e gojës, asaj dhe fëmijëve, Tushe iu përgjigj se do t’ia fuste në gojë portofolin që ajo mbante në dorë.