Sulmuesi shqiptar Albion Avdijaj ka qenë vendimtar për skuadrën e tij në kamponatin zviceran ku ai luan.
Avdijaj vijon të jetë në formë shumë të mirë duke shënur sërish në ndeshjen e radhës, që i siguroi barazimin skuadrës së tij.
Vaduz arriti të marrë një barazim të vlefshëm 2-2 në fushën e St Gallen, ndërsa Albioni shënoi golin e dytë, ben te ditur Telegrafi.
Po luhej minuta e 28-të e ndeshjes, kur Avdijaj u shërbye mirë në zonë dhe pasi kaloi portierin vendas shënoi për 1-2.
Goli i Avdijajt ndaj St Gallenit ishte i treti për të në këtë sezon.