Fatmir Hysenbelliu është i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” dhe ka pritur autobuzin në derën e shtëpisë.
Ndoshta për herë të parë në jetën e tij, djaloshi që bën një jetë superluksoze ka udhëtuar drejt qendrës së kryeqytetit me autobuz. Por historia nuk mbetet vetëm me kaq, pasi destinacioni është tregu çam. Nën shoqërinë e kameras, Hysenbelliu zgjedh një palë tuta sportive si të djemve të kombëtares dhe shikon nëse ka para në portofol për t’i blerë.
Këto imazhe janë shfaqur në trailer-in e emisionit “Thumb” dhe video e plotë do të publikohet të shtunën.