Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Biznesmeni Vasil Bedinaj frikë nga tritoli: Po mbroj familjen

2016/03/26 at 4:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/Biznesmeni Vasil Bedinaj frikë nga tritoli: Po mbroj familjen

Vasil Bedinaj biznesmeni 44 – vjeçar nga Vlora, ndaj të cilit dështoi një atentat me eksloziv dy ditë më parë, ka rrëfyer për mediat momentin kur ka konstatuar lëndën shpërthyese në pjesën e poshtme të makinës. Ai mohon të ketë konflikte të asnjë lloji natyre me njeri.


Ai shprehet se ka kërkuar mbrojtje nga policia për familjen.

450 gr C4 ishin vendosur në mjetin tip benz në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, në zonën pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet, mëngjesin e së enjtes. Sipas policisë, lënda eksplozive nuk ka shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brenda lëndës plasëse ka bërë eksplodim.

Bedinaj është pronar i disa bizneseve në fushën e Hoteleri Turizmit në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015 ai kandidoi si i pavarur për të drejtuar këtë bashki.

Dëshmija e plotë e biznesmenit:

Vasil Bedinaj: Po është e vërtetë që është kryer një atentat, por për fatin tim të mirë dështoi. Dua t’iu bëj me dije se jam një qytetar njësoj si ju, me bizneset e mija, jetoj në dy qytete në Vlorë dhe në Tiranë. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë konflikt të asnjë lloji natyre qoftë të biznesit, qoftë personal qoftë familjar. Jam një biznesmen që punoj ditë e natë dhe jam përpjekur gjatë gjithë jetës time të jem një qytetar i thjeshtë dhe i ndershëm. Ishte një atentat jo i improvizuar për të kërcënuar, por ishte një atentat në banesën time, në garazhin tim, një kat më lart jetonte familja ime. Me një sasi të konsiderueshme C4, sipas ekspertëve në vendngjarje, jam me fat që sot jetoj.

Si u zbulua?

Në momentin që hipa në makinë dhe bëra ndezjen e saj, nuk kaluan as 10 sekonda pasi e futa në marsh, bëri shpërthimin, por gjysmë shpërthimi sipas ekspertëve, pasi ishte diçka që nuk funksionoi për fatin tim të mirë.

Keni kërkuar mbrojtje?

Po kam kërkuar mbrojtje për familjen sepse këtë të drejtë e ka çdo qytetar i këtij vendi. Nuk po shoh se ka mbrojtje, por nuk mund të them jo, sepse shteti i ka strukturat e veta që edhe mund t’i ketë marrë masat.

Mund të flasim për një lloji ngjyrimi politik, duke qenë se i referohemi edhe angazhimit tuaj si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës gjatë fushatës elektorale?

Nuk e mendoj këtë gjë, jemi në vitin 2016 kemi kaluar një fushatë civile qytetare, në ditët në vazhdim apo instancat që merren me këto gjëra shpresoj të na japin një përgjigje të shpejtë.

Keni konflikte me njeri?

Ju siguroj që përveç se të mira, nuk i kam askujt borxh dhe as më ka askush borxh. Jam një nga biznesmenët që sot mund të kem mbi 150 -200 punonjës që punojnë në ditë të vështira në këtë qytet dhe kam një marrëdhënie perfekte me të gjithë, qoftë me kolegë në fushën time, qoftë në biznese të tjera që unë kam. Më keni parë që shëtis gjatë gjithë kohës dhe jam totalisht i lirë dhe nuk i kam e as nuk më ka asnjeri detyrime, përveç se partnerit tonë, bankave, me të cilat jam në mënyrë absolute perfekt, në marrëdhënien time me bankat, ky është i vetmi borxh që siç e kanë gjithë biznesmenët e kam edhe unë.

Keni pasur kërcënime?

Nuk kam pasur asnjë lloji kërcënimi, qoftë edhe kërcënimin më të vogël.

Pas atentatit çfarë keni bërë, jeni marrë në pyetje dhe keni pasur kontakte të tjera nga ana e strukturave të shtetit?

Kam dhënë vetëm deklaratën ditën e parë që ndodhi ngjarja dhe nga ai moment nuk kam pasur më kontakte nga strukturat e shtetit, por siç u thashë pak më parë, ato kanë strukturat e veta, bëjnë punën e tyre dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, kërkoj me ngulm që të kem një përgjigje se pse ka ndodhur e gjithë kjo. Në rast të kundërt në ditët në vazhdim mund ta kem edhe unë një përgjigje.

Për sa i përket mbrojtjes, cila është kërkesa dhe mesazhi juaj lidhur me këtë ngjarje?

Mesazhi im edhe mesazhi i çdo qytetari të këtij vendi, në rast se i ndodh diçka e tillë, strukturat e shtetit duhet të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e familjarëve sepse e kemi këtë të drejtë, jemi taksapagues dhe jemi qytetarë të këtij vendi, e kemi këtë të drejtë nga strukturat shtetërore të na ofrohet mbrojtja dhe nëse jemi kriminela të na çojnë atje ku kemi vendin si kriminela, por nëse jemi qytetarë të na mbrojnë si qytetarë dhe të jetojmë të lirë.

Ju thatë që shteti nuk ka asnjë emër, në ditët në vijim unë do të kem ndonjë emër, çfarë i referoheni?

Të gjithë po punojmë që unë ta gjej shkakun që të më njihni tamam dhe mos të keni devijim të konceptit: Vasil Bedinaj e njihnim ndryshe dhe na doli ndryshe. Çfarëdolloji konkluzioni jo të vërtetë që dikush përpiqet të hedhë ndaj meje ju siguroj që do të jetë diçka për të mbuluar të vërtetën. Ju siguroj që e vërteta do të dalë. /Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Bota

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2 Qershor, 2025 7:56 pm
Para
Paaftësia e belgëve?! Përse goditën sërish terroristët në Belgjikë

Çfarë ndodh në Belgjikë? Shteti thirrje qytetarëve: Mos dilni në marshim

Jam Skraparlli

Shyqyr Zotit

Ja arsyet përse kampionati anglez është më i bukuri në botë

Ja arsyet përse kampionati anglez është më i bukuri në botë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
2 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com