Çim Peka: Jeni takuar me kryetarin e kuvendit zotin Meta, i cili pak kohë më parë nuk ka fshehur ambiciet e tij për të qenë kreu i shtetit. A ju ka takuar zoti Meta në zyrën tuaj zoti President pasi ka shpallur këto ambicie për të qenë President i Republikës?
Bujar Nishani: Nuk mund të them se cila ka qenë koha kur më ka takuar para apo pas.
Çim Peka: Po kur ju ka takuar zoti Meta në zyrën tuaj, a ju ka lënë të kuptoni se dëshiron postin tuaj?
Bujar Nishani: Jo nuk më ka lënë asnjëherë. Por unë mendoj që objektivi i çdo politikani me karrierë të gjatë në politikë i cili ka kaluar disa faza të ushtrimit të larta është krejt normale dhe e ligjshme të synojë dhe postin e Presidentit të Republikës. Zoti Meta ka gjithë të drejtën ta synojë këtë post sepse përfaqëson një pjesë të rëndësishme të mazhorancës qeverisëse, ka eksperiencën si kryeministër, ka eksperiencën si kryetar i Kuvendit, është plotësisht në të drejtën e tij ta pretendojë, askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë zotin Meta, apo mund të jetë edhe zoti Rama që e pretendon postin e Presidentit të Republikës. Ata mund ta pretendojnë, gjithçka është një çështje që është e parashikuar në procedurat në Kushtetutë./ Syri.net