Mirela Ruko, studentja 24-vjeçare nga Fieri, që ngjyrosi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë një takimi me të rinjtë e FRESSH, ka theksuar për emisionin “Zonë e Lirë”, se një akt të tillë rebelues e kam ndërmarrë përtej personales. Ruko, bëri me dije, se problemet personale kanë zgjidhje, por problemi qëndron si mund t’u japësh zgjidhje kauzave që ne mendojmë se janë të drejta.
Sipas saj, kjo është një arsye që t’i nuk mund të mendosh vetëm për vete. Ajo tha se kjo nuk ka lidhje vetëm për atë moment, por për gjithë periudhën e aktivizmit.
Ndër të tjera, Ruko theksoi se i është bllokuar Masteri, për shkak të disa provimeve dhe temës së diplomës, pasi nuk ka paguar një pjesë nga tarifa e studimeve.
Shiko videon: