Në emsionin “Zonë e Lirë”, Flamur Balaj një person me aftësi të kufizuara shprehu revoltën e tij për mungesën e kushteve që invalidët hasin në trotuaret e Bashkisë së Durrësit.
Bala tha se ky është një diskriminim shumë i madh, komuniteti ka ngritur zërin në lidhje me heshtjen e bashkisë, madje sipas tij, ata kanë ndërtuar disa rampa nëpër trotuarët e qytetit që të kenë mundësinë për të levizur.
Ai theksoi se spitalet apo poliklinikat për invalidët ku marrim rekomandim për statusin e tyre, shihet mjaft qartë një neglizhim i madh ndaj komunitetit të invalidëve.
“Mjeku më thotë hajde ngjitu këtu në katë të tretë, por aty s’ka asgjë, as ashensor, as rampa me cfarë të ngjitem unë nëpërmjet shkallëve”, tha ai në Zonë e Lirë.
Në qytetin e Durrësit mendohet se ka rreth 450 invalidë, ai tha se vetëm një karrocë kushton 450 mijë lek më e thjeshta, por shteti duhet t’i rimbursojë.
Madje ai vendosi gishtin ndaj shoqatave të invalidëve ku mendohet se abuzojnë me fondet e ardhura për komunitetin e invalidëve në Shqipëri.
Flamur Bala është nga qyteti i Kukësit, por që banon në Durrës. Ai ka mbetur i paralizuar nga një sëmundje e lindur.