A financohet politika nga paratë e drogës? Kjo ka qenë tema e mbrëmjes në emisionin Opinion në TV Klan.
Në vazhdën e këtij debati, analisti Preç Zogaj tha se Artan Hoxha ka një informacion të detajuar në lidhje me ngjarjen, por ne dimë më shumë se çfarë ndodh në Greqi se sa për atë që ndodh në Shqipëri.
“Ky është paradoksi”.
“Pasi flet opozita, dhe disa media, pasi vjen dallga që është ngritur në Greqi edhe këtu, më në fund, me sa duket e shkarkuan, por edhe kjo nuk është shumë e sigurtë akoma, sepse ministri theksoi: në dijeninë time, askush nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për një lajm që po bën xhiron e botës”, tha Zogaj në Opinion.