Zjarrfikësit e bashkisë së Tiranës kanë shpëtuar një kotele, e cila kishte rënë në një push 20 metra të thellë.
Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur për ndihmë për të shpëtuar një mace që kishte rënë në një pus pranë “Shkollës së Kuqe”.
Kotelja e vogël u shpëtua me sukses dhe tani është e sigurt dh enë gjendje të mirë.
“Po ç’bën moj Kotele! Falë kolegëve të zjarrfikëse, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë “Shkollës së Kuqe” është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë”, shkruan Veliaj në postimin e tij.