Banorët e një pallati tek zona e “Oxhakut” në kryeqytet janë evakuuar pas një zjarri që ka shpërthyer në një apartament në katin e katërt.
Forcat të shumta zjarrfikëse kanë marrë pjesë në aksionin për shuarjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.