Një apartament ëshë përfshirë nga flakët në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 pranë Stacionit të Trenit në qytetin bregdetar.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati shtatë katësh.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët po vënë nën kontroll situatën. Nga zjarri raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.