Një mbikalim në një nga autostradat më të ngarkuara të Amerikës u shemb të dielën herët pasi një kamion cisternë shpërtheu në flakë poshtë autostradës, tha guvernatori i Pensilvanisë, duke parashikuar se do të duhen muaj për të rivendosur plotësisht në funksion këtë arterie të rrugës.
Guvernatori Josh Shapiro tha në një konferencë shtypi pasdite se çuditërisht askush që udhëtonte përgjatë autostradës I-95 nuk ishte lënduar.
Me afërsisht 160,000 automjete në ditë që kalojnë nëpër atë pjesë të autostradës në Filadelfia verilindore, sipas sekretarit të transportit të shtetit, kolapsi ka të ngjarë të çojë në vonesa të mëdha të trafikut pikërisht kur sezoni i pushimeve verore po fillon.
Autostrada I-95 lidh qytetet kryesore përgjatë Bregut Lindor të SHBA nga Maine në Florida jugore.
Shapiro tha se ana veriore e rrugës ishte shembur plotësisht nga zjarri, ndërsa korsitë në drejtim të jugut ishin konsideruar të pasigurta nga ana strukturore. Një “rindërtim i plotë” pritet të marrë një kohë prej “disa muajsh”, tha ai.
“Kjo është një arterie kryesore për njerëzit dhe mallrat dhe mbyllja do të ketë ndikime të rëndësishme në qytet dhe rajon,” tha në Tëitter, Sekretari i Transportit i SHBA Pete Buttigieg, duke shtuar se zyra e tij “do të jetë atje me mbështetje gjatë gjithë procesit që I-95 të kthehet në normalitet”./Opinion.al
View this post on Instagram