Legjenda e rokut Bon Jovi, ka parandaluar ditën e sotme një vetëvrasje, pasi arriti të bindte një grua që të mos hidhej nga një urë në Nashville në Tennessee.
Departamenti i Policisë Metropolitan Nashville ndau një video të këngëtarit të Bon Jovi dhe ekipit të tij që ishin në urën e këmbësorëve John Seigenthaler kur gruaja po qëndronte në mënyrë të pasigurt mbi lumin Cumberland.
Bon Jovi, 62 vjeç dhe të tjerë folën me gruan dhe e ndihmuan të qetësohej, tha policia.
Mësohet se Bon Jovi dhe yjet e tij ishin në urën e këmbësorëve për xhirimet e një videoklipi.
Siç shihet nga pamjet, Bon Jovi shkon te gruaja me dikë tjetër ndërsa ekipi i tij qëndronte më larg. Këngëtari shihet duke e përshëndetur dhe me pas mbeshtet në parmakë pranë saj. Pas rreth një minute, Bon Jovi shkon te gruaja dhe me ndihmën e një gruaje tjetër, e kthejnë atë në vendkalimin e këmbësorëve në urë.
Pak minuta më vonë pamjet e policisë tregojnë Bon Jovi duke u larguar nga ura bashkë me gruan.
View this post on Instagram