Konkurentet e “Dance With Me”, Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.
Përveç planeve në modeling dhe muzikë, Pere dhe Jetullahu folën edhe për jetën private. Ishte Pere ajo që parapriu pyetjen teksa tha se nuk është e dashuruar dhe se nuk ka asgjë për të thënë.
“Unë s’kam asgjë për të thënë, unë i jam përkushtuar totalisht “Dance With Me”. E dashuroj kërcimin dhe tashmë jam e dashuruar me kërcimin”, tha Pere.
Ndërkohë që Jetullahu tha se i pëlqen jeta në Tiranë teksa zbuloi se e “gjuajnë” shumë, por aktualisht nuk është i dashuruar.
“Trimi është i lirë si pëllumbi. Dashuria ndihmon nëse gjen njeriun e duhur, por tani për tani jam rehatë. Mua më gjuajnë shumë”, tha Jetullahu. /tvklan.al