Webdriver Torso vazhdon të ngjallë kureshtje me misterin e tij. Ky kanal tashmë i kthyer në legjendë vazhdon të prodhojë lajme të cilat përcillen edhe nga mediat mainstream si BBC, New York Times etj. Kanali vazhdon të publikojë videot e çuditshme me katrorë kuq e blu në fushë të bardhë me një “beep” të vazhdueshëm. Insinuimet se këto video janë një lloj kodi për të komunikuar, apo një lloj “puzzle” si CICADA 3301, një tjetër mister i ngjashëm, vazhdojnë të mbeten më të besuarat. Kur Google deklaroi se ishte një kanal testimi të cilësisë së videove, u duk se misteri u zgjidh, por për pak kohë. Shumë pikëpyetje mbetën pa përgjigje, si: “Nëse janë video testimi pse bëhen publike?” etj. Artikuj të shumtë kanë vazhduar të dalin edhe pas deklaratës së Google duke shtuar akoma më shumë misterin e këtij kanali. Për të mësuar se çfare është ky kanal ndiqni videon.
Kjo është një nga shumë videot në kanalin Webdriver Torso.