Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi. Një i ri grek i quajtur Antonio Karouta 20 vjeç është qëlluar për vdekje me një shotgan pasi ndërhyrë për ti dhënë fund një sherri të nisur midis dy të rinjve të tjerë që po grindeshin për një vajzë shqiptare.
Siç raportojnë mediat greke i riu Karouta u qëllua nga Ilia Skourochori 56 vjeç, babai i njërit prej djemve që ishin përfshirë në konflikt. Duke dashur të mbrojë djalin e tij Ilia Skourochori ka qëlluar mbi 20 vjeçarin Karouta i cili në fajkt nuk kishte lidhje me sherrin e nisur.
56-vjeçari ka deklaruar në polici se qëllimi i tij nuk ishte të vriste njeri, por të qëllonte për t’i trembur të rinjtë.
http://www.dailymotion.com/video/x4lm5l8_sherr-per-vajzen-shqiptare_news#tab_embed