25-vjeçarja Taylor Schabusiness, një shtetase amerikane akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj. E reja ka vrarë të dashurin më pas e ka copëtuar pasi pretendon se të dy kanë qenë nën ndikimin e drogës.
Ndërsa ndodhej në sallën e gjykatës në një seancë që po mbahej për dënimin e saj, e reja ka sulmuar dhe avokatin që e mbron, Quinn Jolly.
Oficeri i sigurisë veproi në moment dhe neutralizoi 25-vjeçaren, e cila disa çaste më pas u qetësua.
Pas sulmit, avokati Jolly tha se do të paraqiste një kërkesë për t’u tërhequr nga detyra si avokat mbrojtës i Schabusiness./Opinion.al
https://www.instagram.com/reel/CoqPWi3M9_Q/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D