Një person është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi në biçikletën me të cilën ai lëvizte u gjetën granata, armë dhe municione.
Ai është Prel Pëllumbaj, 28 vjeç, banues në Shkodër. Policia thotë se ai u kap në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit të Shkodrës.
Ai po lëvizte me biçikletë kur u ndalua nga Policia. Pas kontrollit, në biçikletën e tij u gjetën 5 granata difensive, 3 ndezës, 645 fishekë luftarakë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet edhe një armë gjahu pa leje.
http://www.dailymotion.com/video/x3xrz01_video-kapet-me-granata-dhe-municione-ne-biciklete_news