Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, teksa ka nisur turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen u prit në ambientet e Kryeministrisë, nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Në orën 16:10 është parashikuar një deklaratë e përbashkët e Von der Layen dhe Ramës.
Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00. Agjenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.