Policia italiane ka kryer një operacion ditën e djeshme në Romë, ku ka zbuluar një rrjet hajdutësh profesionistë që merreshin edhe me prostitucion. Kështu, në pranga kanë rënë gjashtë persona, kryesisht prostituta dhe një shqiptar, pronar i një restoranti. Operacioni është koduar “Ghost Shopping”. Banda drejtohej nga një prostitutë në moshë, 61vjeçare. Klientët binin pre e vjedhjes teksa shkonin me prostitutat.
Mirëpo, kartat e kreditit që vidhnin i përdornin te restoranti i shqiptarit. Nga gjurmimi i tyre u zbulua edhe skema e vjedhjes. Mësohet se shqiptari është i moshës 48 vjeç dhe është lënë në arrest shtëpiak.