Emisioni Opinion në TV Klan ka zhvillluar si temë të mbrëmjes dhunën që ndodh në stadiumet shqiptare të futbollit.
Në vazhdën e këtij debati, gazetari i kronikës në ABC News, Flamur Vezaj tha se tentativa e dhunuesve për të rrëmbyer gazetarin Ilnica është një gjendje e rëndë për nivelin se ku ka mbërritur krimi në Shqipëri.
Vezaj tha se gazetari Ilnica ka realizuar një reportazh në televizionin ku ai punon, madje, tregon Vezaj, ai i ka rrethuar me të kuqe personat shkaktarë të dhunës.
“Për këtë veprim Ilnica është dhunuar, por edhe për disa shkrime në lidhje me ngjarjen që ai ka botuar në portalin e televizionit”, tha Vezaj në Opinion.