Kantina e verës “Arbëri” ka nisur në vitin 2003. Gjatë viteve 65’-70’ në Mirditë ka pasur rreth 300 Ha vreshta, me këtë dua të them që Mirdita është një krahinë ku ka një terren dhe një klimë shumë të favorshme për vreshtarinë, ku spikatën vreshtat e Bukmirës. Gjatë viteve 70’ agronomë të Universiteti Bujqësor me eksperienca të mëdha në vreshtari si zoti Todi Gjermani, etj, u morën me seleksionimin e një varieteti shumë të veçantë autokton shqiptar, siç është varieteti autokton Kallmet.
Duke qenë se në vitet 1990 një kantinë që prodhonte verën e këtyre vreshtave u mbyll, mendova të bëj një investim fillestar. Fillimi ishte shumë i vështirë sepse të kalosh në një prodhues i vogël tradicional familjarë, në një prodhues të madh duke pas parasysh sfidat që përmban tregu.
Fal këmbënguljes dhe pasionit dhe eksperiencave të ndryshme arritëm shpejt të prezantohemi denjësisht në treg duke u konkuruar me rajone të ndryshme të Shqipërisë dhe më verat më të mira ndërkombëtare.