Erion Veliaj i ftuar në Opinion për të folur mbi disa nga problemet që shoqërojnë Bashkinë e Tiranë ka folur fillimisht për atë që po ndodh në Parkun e Tiranës.
Kreytari i Bashkisë së Tiranës tha se më thuaj një vend të botës kur Presidenti i Republikës lë Presidencën dhe vjen e bëhet kryetar Komunale i Bashkisë.
“Nëqoftë se ka sfidë bashkinë, të vijë në zgjedhjet e tjera dhe e mund bindshëm”, tha Veliaj.
Ai shtoi se kjo tregon se ai nuk di të punojë, Presidenti në ikje, në vend që t’i bëjë shërbesat e fundit për publikun shqiptar, ai i bën për Partinë politike që vajti e dhunoi parkun, vajti dhe e vandalizoi pronën publike, dhe nëse do të dish për legjitimitet, Presidenti i Republikës nuk është zgjedhur nga populli, kreytari i bashkisë së Tiranës zgjidhet nga populli.
“Shtetari Nr 1 të bën Kushtetuta, të bën sjellja jote të bën karakteri, nëse je i pabesë, nëse je tamafqar për pronën e Kishës për interesat e tua, atëherë ky President mund të ketë të gjitha ofiqet, të gjitha spaletat, por s’ka respekt. Respektin njeriu e fiton, nuk ta jep Parlamenti dhe nuk ta jep as Kushtetuta”, tha Veliaj në Opinion.