Një postiere është gjetur e vdekur pasi kishte ngecur në një ashensor për tre ditë dhe askush nuk shkoi për ta shpëtuar.
Olga Leontyeva, 32 vjeç, po dërgonte një postë në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, të hënën më 24 korrik.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se ajo hynte në ashensorin në katin përdhes të pallatit nëntëkatësh, por nuk u pa më më pas.
Mësohet se ajo ka mbetur në ashensor pasi ishte ndërprerë energjia elektrike.
Një burim pohoi se “askush nuk i dëgjoi britmat e saj për ndihmë” dhe alarmi i ashensorit nuk u dëgjua.
Sipas raportimeve, ashensori kishte patur rregullisht probleme teknike dhe nuk ishte regjistruar siç duhet.
Zonja Leontyeva ishte martuar në vitin 2018, por më vonë u divorcua. Ajo tragjikisht ka lënë pas vajzën e saj gjashtëvjeçare, për të cilën tani po kujdesen të afërmit.
Hetuesit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë nisur një çështje penale, tha prokuroria.