Ky është momenti i frikshëm kur një gepard hyn në automjetin e një turisti duke e trembur atë për vdekje.
Britton Hayes nga Seattle, i cili kishte shkuar për vizitë në Parkun Kombëtar të Serengetit, po shëtiste me makinën e tij kur papritur i shfaqet një gatopard prapa xhipit të cilin po e ngiste.
Në video shihet gatopardi që eksploron pjesën e pasme të makinës ndërsa Britton qëndron i qetë dhe nuk lëviz.
“Ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime,”– është shprehur Hayes.
Në fund gatopardi u largua nga makina pa lënduar asnjë njeri.