Ato kanë qenë shoqe të ngushta dikur, madje kanë realizuar dhe një nga këngët më të bukura moderne shqiptare, “Vibe”. Bëhet fjalë për Tunën dhe Dafina Zeqirin, që jo vetëm nuk janë më shoqe por rivale.
Arsyeja e prishjes së miqësisë ka qenë reperi, Ledri Vula i cili ishte fillimisht i lidhur me Tunën dhe më pas me Dafinën.
Por këngën “Vibe” Tuna e ka pjesë të repertorit të saj. Në një nga koncertet e saj, (siç e shohim edhe nga kjo video e Prive), këngëtarja ka qenë duke e kënduar këngën dhe në momentin kur është pjesa e Dafinës ndërpritet zëri i saj dhe Tuna thotë “i’m top bitch” (jam e para k***vë).