Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Trump nuk i jep dorën, Pelosi i gris fjalimin

2020/02/05 at 8:13 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
VIDEO/ Trump nuk i jep dorën, Pelosi i gris fjalimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbajti fjalimin tradicional për gjendjen e vendit në një klimë të tensionuar në Uashington, një ditë para votimit në Senati për sharkimin ose jo të tij. Por Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme se kurrë dhe u përqendrua tek sukseset e administratës së tij. Megjithatë për çështjet ku republikanët dhe demokratët janë në skaje të kundërta, qëndrimet e tij nuk ofruan një emërues të përbashkët.


Dy vështrime të ndryshme për ekonominë

Presidenti Donald Trump e hapi fjalimin me një mesazh optimist:

“Tregu i vendeve të punës është rritur, varfëria po fundoset, krimi po bie, besimi po rikthehet dhe vendi ynë po lulëzon dhe po gëzon respekt të madh përsëri! Armiqtë e Amerikës janë në arrati, mirëqenia e Amerikës është në rritje dhe e ardhmja e Amerikës është e shkëlqyer”, tha ai, para se të deklaronte se gjendja e vendit është “më e fuqishme se kurrë”.

Ndërsa republikanët brohorisnin “katër vjet të tjerë”, një kujtesë se të dyja palët e kanë kthyer vështrimin nga zgjedhjet e nëntorit, Presidenti Trump foli për një papunësi të ulët rekord, veçanërisht mes afrikano-amerikanëve, grave dhe veteranëve.

“Unë i mbaj premtimet. Vetëm në tre vjet, e kemi asgjësuar mentalitetin se Amerika është në rënie dhe e kemi hedhur poshtë tkurrjen e fatit të Amerikës. Po ecim përpara me një ritëm që ishte i paimagjinueshëm vetëm pak kohë më parë dhe nuk do të kthehemi më kurrë mbrapsht”, tha ai.

Por disa nga pretendimet e Presidentit Trump si për shembull se Shtetet e Bashkuara janë bërë prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror dhe se sektori i prodhimit është rritur nën administratën e tij, u hodhën poshtë nga kontrolli i fakteve kryer nga agjencia e lajmeve AP.

Dhe përgjigjia e demokratëve u përqendrua pikërisht tek ekonomia.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer që foli në emër të partisë së saj tha se “punëtorët amerikanë po vuajnë”.

“Miliona vetë mezi po ia dalin ose nuk kanë para që të mbarojnë muajin, pasi paguajnë për transportin, borxhet studentore dhe ilaçet. Kështuqë kur presidenti thotë që ekonomia është e fortë, pyetja ime është: e fortë për kë?”, tha ajo.

Zoti Trump foli gjithashtu për politikat e tij tregëtare, të cilat tha ai po e forcojnë Amerikën.

“Para disa ditësh ne nënshkruam një marrëveshje të re të pashembullt me Kinën që do t’i mbrojë punëtorët tanë, pronën tonë intelektuale, do të sjellë miliarda dollarë në thesarin tonë dhe do të hapë tregje të reja për produkte të prodhuara pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Presidenti tha se administrata e tij ka investuar 2.2 trilionë dollarë në ushtri, përfshirë krijimin e degës së re të quajtur Forca Hapësinore, si edhe se aleatët e NATO-s po paguajnë tani pjesën që u takon për mbrojtje.

Politika e jashtme

Një nga momentet kur të dyja palët duartrokitën ishte kur zoti Trump prezantoi udhëheqësin venezualian të opozitës Juan Guaido që ishte në galerinë e të ftuarve, duke e quajtur udhëheqësin legjitim të vendit.

Duke folur për Lindjen e Mesme, zoti Trump tha se 100 për qind kalifatit të Shtetit Islamik është shkatërruar, duke përmendur vrasjen e udhëheqësit të grupit, Abu Bakar al-Baghdadi dhe kryegjeneralit iranuan Qassem Soleimani.

“Mesazhi ynë ndaj terroristëve është i qartë: nuk do t’i shpëtoni kurrë drejtësisë amerikane. Nëse sulmoni qytetarët tanë, e paguani me jetën tuaj”, tha ai.

Por një raport i fundit i zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes dhe zbulimit thotë se operacioni që vrau al al-Baghdadin në Siri, tetorin e kaluar, pothuajse nuk e ka frenuar fare grupin.

Agjencia e Zbulimit e Departamentit të Mbrojtjes analizon se struktura e komandës dhe strukturës e organizatës si edhe shumë nga rrjetet e saj klandestine mbeten të paprekura.

Presidenti tha se është në dorën e regjimit iranian që të heqë dorë ose jo nga synimi për të prodhuar armë bërthamore dhe për të ndalur përhapjen e terrorit, duke i ofruar ndihmë për të mëkëmbur ekonominë nëse bashkëpunon.

Procesi i shkarkimit, i papërmendur por i pranishëm

Është e pamundur ta shkëpusësh fjalimin e presidentit Trump nga momenti kur ai u mbajt, një ditë para se të votohet nëse do të shkarkohet ose jo dhe në një vit zgjedhjesh.

Është praktikisht e sigurt që senatorët do ta lirojnë Presidentin nga akuzat e shpërdorimit të pushtetit dhe pengimit të drejtësisë pasi partia e tij republikane ka shumicën në Senat, ndërkohë që për shkarkimin e një presidenti kërkohet një shumicë prej dy të tretat e votave.

Presidenti nuk e përmendi procesin e shkarkimit dhe ndoshta vetëm një fjali, mund të interpretohet sikur i referohej atij.

“Të vetmet fitore që kanë rëndësi në Uashington, janë ato që japin rezultate për popullin amerikan”, tha zoti Trump.

Por tensioni ishte i dukshëm me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi – udhëheqësja më e lartë demokrate që drejtoi procesin e shkarkimit – ulur pas tij.

Të dy kundërshtarët politikë nuk ishin takuar prej muajsh.

Në fillim Presidenti Trump i dha kopjen e fjalimit zonjës Pelosi, por nuk ia dha dorën, ndërsa ajo zgjaste të sajën. Zonja Pelosi vetëm pak sekonda më pas, prezantoi Presidentin pa përdorur shprehjen tradicionale “është një nder dhe kënaqësi e veçantë të prezantoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara” dhe në fund të fjalimit, ajo grisi kopjen e saj ndërsa presidenti ishte në podium.

Bill Sweeney, profesor në Universitetin Amerikan tha se ishte fjalimi më partiak që kishte dëgjuar ndonjëherë.

“Veprimet e tij, fakti që nuk i dha dorën zonjës Pelosi. Prezantimi që i bëri kryetarja Pelosi, duke mos thënë disa nga fjalët që janë taditë dhe pastaj kur shihje republikanët brohorisnin në çdo moment dhe demokratët rrinin ulur. Nuk ishte fjalim për gjendjen e vendit. Ishte fjalim për rizgjedhje”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Me një sy nga zgjedhjet e nëntorit

Për çështjet ku të dyja palët janë më të polarizuara, qëndrimet e zotit Trump, binin pa mëdyshje në qendër të pozicioneve republikane.

Kështu ishte për shembull çështja e imigracionit.

Presidenti Trump akuzoi “politikanët” radikalë, që u japin strehë të sigurt “të huajve të paligjshëm kriminelë”.

“Nëse hyni ilegalisht, do të dëboheni menjëherë”, tha ai.

Ai tha se duhet të reformohet sistemi i imigracionit, në favor të një sistemi merite.

Ai premtoi gjithashtu se do ta mbrojë gjithmonë Amendamentit e Dytë për të drejtën e armëmbajtjes që ai thotë se është nën sulm.

Dhe në galerinë e të ftuarve ishte personaliteti konservator i medias, Rush Limbaugh, i cili sapo ka njoftuar se është me kancer dhe të cilin zoti Trump e nderoi me medaljen e lirisë. Zoti Limbaugh shihet nga liberalët dhe demokratët si dikush që ngjall gjuhën e urrejtjes.

“Mendoj se mesazhi i tij ishte efektiv për bazën e tij. Por baza nuk është shumica e popullit amerikan”, tha profesor Sweeney.

Sondazhi i fundit i organizatës Gallup tregon se baza republikane është në masë dërrmuese me zotin Trump dhe se madje procesi i shkarkimit mund t’ia ketë forcuar pozitat. Rezultatet që dolën të martën tregojnë se 94 për qind e republikanëve e miratojnë punën e tij, 6 për qind më shumë sesa një muaj më parë. Dhe megjithëse shkalla e miratimit në nivel kombëtar, 49 për qind e bën Presidentin Trump të parin që nuk e ka arritur kurrë 50 për qindshin, kjo shifër është tre për qind më e lartë sesa mbështetja e ish-Presidentit Barack Obama në të njëjtën periudhë të presidencës. Shifra e mëparshme më e lartë për zotin Trump ishte 46 për qind në prill të vitit të kaluar. /VOA



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Shqipëria dhe Kosova pagat më të ulëta për punonjësit në Europë

Shqipëria dhe Kosova pagat më të ulëta për punonjësit në Europë

Ç’do ndodhë me zgjerimin e BE? KE paraqet sot strategjinë re për Ballkanin

Ç’do ndodhë me zgjerimin e BE? KE paraqet sot strategjinë re për Ballkanin

“Koronavirusi lindi në një laborator për armë biologjike në Kinë”

Rritet sërish numri i vdekjeve dhe të prekurve nga Koronavirusi
















TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com