Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Trimat e Elvis Rroshit masakrojnë dy herë qytetarin nga Kavaja

2016/07/27 at 8:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Trimat e Elvis Rroshit masakrojnë dy herë qytetarin nga Kavaja

Julian Kola, një banor i Kavajës, i cili në fund të muajit qershor u dhunua nga vëllai i kreut të Bashkisë së Kavajës, ka rënë sërish pre e dhunës. 56­-vjeçari është sulmuar me grushte nga një person i afërt me Saimir Rroshin, vëllain e Elvis Rroshit, që mban detyrën e Drejtorit të OSHEE­së në qytetin e Kavajës.


Ai tregon se ndërsa po shkonte për në shtëpi pasi kishte pretë biletën për të udhëtuar drejt Italisë, në një lokal pranë shtëpisë e ka thirrur kamerieri duke i thënë se po e kërkonte dikush. Kola, rrëfen se pasi hyri në lokal, Gëzim Xhameta që në Kavajë e njohin si Jaku, e ka ftuar për kafe. Vetëm pak minuta pasi është ulur, i riu i moshës rreth 35 vjeç, e ka goditur me grushte duke e gjakosur pasi iu drejtua me fjalët: “U bëre ti”.

Policia ka shkuar në vendngjarje rreth 17 minuta pas lajmërimit nga Kola dhe ka marrë atë dhe agresorin në Komisariat. 57­vjeçari thotë se, Xhemta e ka goditur edhe brenda makinës së Policisë.

Madje, punonjësi i Policisë në Komisariatin e Kavajës, Kreshnik Mëlyshi gjatë marrjes në pyetje e ka kërcënuar Julianin duke i thënë: “Do të fus në burg në qoftë se do të më bish në dorë”.

Sipas pretendimeve të Julianit, agresori është një “ushtar” i Elvsi dhe Saimir Rroshit dhe banorët e tjetër i kanë treguar se ka rreth dy javë që Xhameta e ruante. Këtë incident, Kola e konsideron si “vazhdim” i dhunës së ushtruar në fund të muajit qershor, ngjarje për të cilën nuk pati asnjë përgjegjës./Marrë nga Panorama/

http://www.dailymotion.com/video/x4ly1s0_julian-kola_news#tab_embed

 

Lajmi me datë 1 Korrik 2016.

Foto/ Denoncimi: Ja si më rrahu vëllai Elvis Roshit brenda OSSHE-së Kavajë

julianaaakolaaa

Julian Kola, banues në Kavajë ka denoncuar ditën e djeshme në Opinion.al dhunën që Drejtori i OSSHE-së Kavajë, Saimir Roshi ka ushtruar ndaj tij brenda ambienteve të këtij filiali. Sipas Z. Kola gjithçka ka nisur dy ditë më parë, kur punonjës të OSSHE janë paraqitur pranë banesës së tij për shkak të një debie prej 27 mijë lekësh të vjetra që Kola kishte ndaj OSSHE. Punonjësit e OSSHE i kanë vendosur detyrimin që ose të shkonte të paguante debinë ose do ti prisnin dritat. Në momentin që Kola ka shkuar të paguajë debinë, punonjësit po sipas tij kanë kryer ndërprerjen e energjisë. I revoltuar në mbrëmje, duke ju referuar dëshmisë së dhënë për Opinion.al, Kola ka shkruar një status në faqen Buletini i Kavajës ku denonconte kryetarin e OSSHE-së Saimir Roshi si përgjegjës direkt për atë çka kishte ndodhur me energjinë në banesën e tij.

Ditën e djeshme Kola ka shkuar në ambientet e OSSHE-së për të ndryshuar emrin në kontratën e energjisë. Këtu sipas tij, Drejori Roshi ka filluar ta ofendojë dhe ka tentuar ta kapë me forcë dhe ta fusë në një nga zyrat e OSSHE-së.

“Unë Saimir Roshin e njoh. E kam pasur shumë shokë. Por u ndamë që në momentin që ai kaloi me PS-në. Unë kam jetuar prej shumë kohësh në Francë. Kam ardhur në Shqipëri para tre muajsh. Dy ditë më parë në banesën e tij erdhën 3 punonjës të OSSHE. Më thanë që ke një debi prej 27 mijë lekësh dhe nëse nuk i paguan do të të presim dritat. U thashë mos I prisni sat të shkoj të paguaj. Pasi u ktheva pashë që energjia ishte ndërprerë. Më pas po këta punonjës e lidhën pas ankesës sime. Ditën tjetër u paraqita në zyrat e OSSH-e për të ndryshuar emrin në kontratën me OSSHE. Në këtë moment pas shpinës sime dëgjova zërin e Saimir Roshit. Sapo dëgjoi emrin tim ai filloi të bertiste dhe të shante në sy të arkëtareve nga çfarë ti vinte më përmbarë. Mu afrua dhe pasi më ofendoi më kapi prej krahu dhe donte të më fuste me forcë në një nga zyrat e OSSHE. Pasi nuk arriti filloi të më godiste me grushta dhe shkelma. Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë. Nj.”

I pyetur se përse ky sulm nga ana e Saimir Rroshit, Kola u shpreh se gjithçka ka lidhje me një status që ai ka shkruar mbrëmjen e dy netëve më parë në fb ne profilin Buletini i Kavajës, ku denonconte z. Rroshi si përgjegjës për atë që ndodhi me energjinë në banesën e tij. Por edhe për shkak të kërcënimeve që kanë filluar dy vite më parë në kohën kur ishte ende në Francë.

“Shkak i gjithë këtij incidenti është se ashtu siç e kam deklaruar në Policinë e Kavajës , është se para dy vitesh kur unë ndodhesha në Francë, ne momentin që këtu bëheshin votimet për kryetar bashkie unë dola hapur kundër vëllait të Saimir Roshit, Ervin Roshit, duke shkruar dhe kundërshtuar kandidaturën e tij. Mendoj se ata mbajnë akoma inatin e atëhershëm dhe u hakmorën pas ardhjes time nga Franca. Unë jam kthyer më 27 maj 2016”

Kola pranon gjithashtu për Opinion.al se ka bërë denoncim në Policinë e Kavajës ndërkohë që dp të paraqitet pasditen e sotme edhe te Mjeku Ligjor.

Foto: Më poshtë janë të ekspozuara dëmtimet që Julian Kola ka pësuar sipas tij si pasojë e dhunës së ushtruar nga drejtori i OSSHE-së Kavajë, Saimir Rroshi



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Para
E Rrallë/ Vajza shqiptare mban ujk në vend të qenit

E Rrallë/ Vajza shqiptare mban ujk në vend të qenit

Hillary Clinton e fiton nominimin historik për Presidente

Hillary Clinton e fiton nominimin historik për Presidente

Shqiptari sherr në një dyqan, qëllon dhe vret pronarin grek

Shqiptari sherr në një dyqan, qëllon dhe vret pronarin grek

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
9 Qershor, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit. Në video, shfaqen pikat turistike...

Lexo më shumë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com