36-vjeçari Dirk Kuyt që vijon aktivitetin në fushën e gjelbër me Feyenoord mund të jetë krenar për djalin e tij Aidan. Vogëlushi vetëm 5 vjeç ishte i aftë të shënonte një gol të jashtëzakonshëm, duke dribluar të gjithë kundërshtarët. Një gol fantastik që do të bënte të ëndërronte çdo prind, e në veçanti ata që karrierën e tyre ia kanë kushtuar futbollit.