Dy të rinj janë arrestuar ndërsa një 53-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje.
Bëhet fjalë për shtetasit Leart Sinaj, 19 vjeç, dhe Besnik Muçaj, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12 qershor kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje./Opinion.al