Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Torovicë të Lezhës. Një masiv shkëmbor është shkëputur dhe për pasojë ka rënë mbi një automjet ku udhëtonin tre persona, dy meshkuj dhe një femër të cilët kanë humbur jetën. Viktimat janë Edmond dhe Valentin Zefi, vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej vëllezërve Alda Gjergji.
Në videon më poshtë tregohet momenti tragjik i familjarëve të cilët identifikojnë trupat e viktimave. Pamjet janë të rënda, pasi të tre viktimat janë nga e njëjta familje, po ashtu raportohet se gruaja që ka ndërruar jetë në këtë tragjedi ka qenë shtatzënë. /Opinion.al