Tragjedi në futbollin algjerian të moshave. Uassim Jazzar, 17-vjeç, nuk mundi të mbijetonte pas një goditje në fushë gjatë lojës. Në një ndeshje të moshave, mbrojtësi kundërshtar e goditi Jazzar në abdominale, teksa edhe përplasje me kokë në fushë ishte fatale.
Sipas medieve, në stadium nuk kishte as autoambulancë dhe as mjek, çka solli edhe vdekjen e të riut në fushën e lojës. Paçka se 17-vjeçari u transportua me një makinë të rastit në spital, për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.
algeria, RIP, soccer, 17 years old, tragedy pic.twitter.com/h1ZrySPr4A
— News video (@Newsvideo13) March 25, 2024