Mund t’ju ngjajë si art iluzionistësh në pamje të parë por në fakt është mëse reale. Kjo tortë ndryshon ngjyrën e saj në varësi të këndit ku e pozicionon.
Kuzhinierja amerikane Charlotte Sometime shpërndau këtë video ku duket torta që merr herë ngjyrë blu, herë jeshile, herë portokalli, të verdhë ose pink.
Teksa torta rrotullohet në pjatë ajo ndërron ngjyrat e saj.
Deri tani askush nga ata që janë mahnitur prej saj nuk kanë mundur ta shpjegojnë dot teknikën që krijon iluzionin optik.