Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Tmerri në market, autori mund të ketë patur konflikt me punëtoren

2016/06/17 at 8:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Tmerri në market, autori mund të ketë patur konflikt me punëtoren

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë së supermarketit në rrugën kryesore të Kamzës, që tregojnë tentativën e grabitjes së një nate më parë nga një person i armatosur me kallashnikov.

Grabitësi, i maskuar, qëlloi disa herë me automatik, duke lënë të plagosur shitësen 19 – vjeçare, I. Dushku. Pas kësaj, ai largohet në një tunel mes pallatit ku gjendet supermarketi.

Pamjet filmike ekskluzive, të siguruara nga Televizioni Klan, tregojnë se herën e parë ai futet në supermarket, qëndron 6 sekonda dhe del për t’u larguar. Një kalimtar me bluzë të kuqe, shikon autorin dhe ecën qetësisht.

Gjatë këtyre momenteve, punonjëset afrohen dhe mbyllin derën.

32 sekonda më pas, teksa po largohet, ai kthehet edhe njëherë nga supermarketi. E shtyn me shkelm derën kryesore dhe bërtet: Do t’ju vras të gjithave!

Qëllon në drejtim të arkës me breshëri dhe e lëviz armën në të dy krahët. Sapo del nga marketi qëllon sërish në drejtim të trotuarit.

“Autori i grabitjes e mbrëmjes së të enjtes është larguar në korridorin e këtij pallati. Në momentin që është larguar, ai ka qëlluarme armën e zjarrit, tip kallashnikov, që kishte me vete, në ajër. Plumbat kanë kapur, xhamin e supermarketit, gjithashtu, edhe xhamat e biznesit që është ngjitur”.

Nisur nga dëshmitë e punonjësve të supermarketit dhe pamjeve filmike, hetimet janë shtrirë në dy pista.

E para është ajo e një grabitje me armë, e mbetur në tentativë.

Por ajo çfarë ka ndodhur, i ka shtyrë pjestarët e grupit hetimor të ngrenë dhe pistën e një konflikti të autorit me njërën nga punonjëset, që mendohet se autori e ka njohur më parë.

Ndërsa sipas ekspertëve, veprimet e autorit, duke mos marrë para nga arka e supermarketit janë shpesh herë dhe të pakontrolluara, çka potencialisht, me armën në dorë, mund të ishin shkaktuar viktima.

Një prej dëshmitarëve okularë sqaroi se, autori ka qenë i kamufluar me maskë, kapuç, xhup, pantallona të zeza, doreza, si dhe një palë atlete të përdorura.

Pavarësisht kontrolleve të shumta, policia nuk ka mundur ta arrestojë autorin.

Ju sugjerojmë

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH
Bota

Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

25 Maj, 2025 12:40 pm
Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
Rajoni

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

25 Maj, 2025 12:18 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

25 Maj, 2025 12:11 pm
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
Kronikë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

25 Maj, 2025 11:53 am
Para
Tifozët kroatë ndërprenë ndeshjen duke hedhur flakadanë në fushë

Tifozët kroatë ndërprenë ndeshjen duke hedhur flakadanë në fushë

Autobusi i Presidentit Obama, “Ground Force 1”. Sa kushton?

Autobusi i Presidentit Obama, "Ground Force 1". Sa kushton?

“Ajo” dhe “Ai” dy këngët e reja të Getoarit dhe kunatës, Luana Vjollca

"Ajo" dhe "Ai" dy këngët e reja të Getoarit dhe kunatës, Luana Vjollca

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
25 Maj, 2025

Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet...

Lexo më shumë

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
25 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve këtë fundjavë, në atë që konsiderohet si një nga...

Lexo më shumë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
25 Maj, 2025

Mbi tre mijë fidanë dhe bimë kanabis janë zbuluar në Malin e Rrencit nga Policia e Lezhës. Gjatë ndërhyrjes nga...

Lexo më shumë

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
25 Maj, 2025

Real Madrid ka emëruar zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri. “Real Madrid CF njofton se Xabi Alonso...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com