Në këto “Euro 2016”, tifozët e Irlandës së Veriu mund të cilësohen padyshim si të papërmajtur.
Grupet masive të fansave nuk e kanë ruajtur entuziazmin vetëm për shkallët e stadiumeve, por ata vazhdimisht zgjedhin dhe persona për t’ju bërë serenata.
Pas asaj kur një grup tifozësh i këndonin një vajzë në Bordo, një tjetër grup këtë herë ka zgjedhur për serenatë dy policë francezë.
Këta të fundit të kapur në befasi, nuk ka mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të buzëqeshin dhe të bëjnë foto me tifozët, të cilët nuk reshnin duke i shtrënguar duart dhe duke i puthur./tvklan.al