Ky artikull i Borussia Dortmund, ka një surprizë të keqe për çdo tifoz të ekipit. Në rrejtin social po qarkullon një video e një hapëse birre plastike me ngjyrë të verdhë dhe të zezë dhe me stemën e Borussias, dhe me një altoparlant të vogël të integruar nga i cili normalisht duhet të dilte himni i tifozëve të Dortmundit.
Problemi është se: Hapësja e birrës luan himnin e rivalit të përjetshëm Schalke 04 “Blau und Weiss”. Diçka e keqe për këdo që mbështet ekipin e Borussias. Bërja e gabimit është akoma e paqartë.
Sipas disa përdoruesve të Facebook, është një gabim prodhimi, sepse kompania që ka bërë hapësen e birrës, ka bërë të njëjtin artikull edhe për ekipin Schalke 04.