SRF, një prej TV më të njohur në Zvicër i ka kushtuar një dokumentar Kombëtares sonë që u kualifikua për në Europian. Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana, duke treguar se kualifikimi ka qenë endrra e tij e madhe.
“Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës”, ndersa më pas protagonist janë edhe trajneri Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, raporton albinfo.ch.
Më pas shfaqet rruga e vështirë e Shqipërisë për t’u kualifikuar, si fitorja e parë ndaj Portugalisë 1:0 si mysafir dhe ajo e fundit ndaj Armenisë 3:0.
“E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, thote Cana.
Për trajneri De Biasi, asgjë nuk është e pamundur. “Ne besuan nga fillimi deri në fund” thotë ai.
Në fund flitet edhe për ndeshjet në Evropian, ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë, ku Shqipëria nuk udhëton me flamur të bardhë.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/AlbanienNationalmannschaft/videos/610124555804601/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]