Të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat jane organizuar sot ne nje proteste në fshatin Surrel, të Dajtit, pikërisht aty ku ka vilën dhe Kryeministri Edi Rama. Në mënyrë simbolike ata kane vendosur traun në rrugë, ashtu sic Kryeministri beri me kukesianet. Kujtojme se protesta ne Rrugen e Kombit nje jave me parë shkaktoi reagime e perplasje te shumta. 11 persona jane ende ne burg per ate proteste, ndersa opozita mban te bllokuar parlamentin.
“Ti vëmë traun tek shpia se duhet të paguaje edhe ky taksa”, thonë protestuesit në videon që është publikuar në profilin në Facebook të kreut të FRPD-së Belind Këlliçi, i cili shkruan: “Ne Surrel ke trau me i ri, ashtu sic i pelqen Edi Rames…”