Të gjithë e dinë historinë e Titanikut, dhe fundine tij, por tashmë mund të ripërjetojmë momentet e fundit të tragjedisë së shekullit.
Çdo moment që kur anija u përplas me ajsbergun deri në momentin final kur përfundoi nën ujërat e Artikut është regjistuar.
Në cep të ekranitjepen detaje të minutave ekzakte të ngjarjeve kyçe, që nga nisja e ngjarjes, e deri tek largimi i varkave të shpëtimit. E shoqëruar nga zhurma atmosferike, video nis më 23.39 të 14 prillit 1912, që kur ekuipazhi i Titanikut vërejti ajsbergun për herë të parë.
Një minutë më pas Titaniku godet ajsbergun, dhe shpejtësia e anijes nis të ngadalësohet deri në orën 24.00 kur ndalon plotësisht. Urdhërohet përgatitja e varkave të shëptimit dhe ekuipazhi e pasagjerët zgjohen. Në rreth dy orë e 40 minuta shpjegohet gjithccka ndodh deri në mbytjen e anijes.
Krijuesit e videios mendojnë ta kthejnë atë në një model loje, të quajtur Titanic Honor & Glory, dhe vjen në 104 vjetorin e mbytjes së saj./T.CH