Chelsea vazhdon paraqitet në një formë fantastike këtë edicion në Ligën Premier.
Skuadra e Antonio Contes ka shënuar edhe fitoren e 11-të radhazi në elitën e futbollit anglez.
Kësaj radhe viktimë ishte rivali lokal Crystal Palace që u mposht në shtëpi të saj me rezultat minimal 0-1.
Ishte sulmuesi spanjoll Diego Costa që shënoi golin e vetëm në këtë takim. Spanjolli tjetër Cesar Azpilicueta asistoi bukur ndërsa Costa shënoi për 0-1 në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë Chelsea kërkonte dyfishimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arriti.
Edhe vendasit kërkonin golin e barazimit por mbrojtja e Chelseat ishte në nivel ashtu si portieri belg Courtois.
Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon të kryesoj e vetme në pozitën e parë me 43 pikë të tubuara, nëntë më shumë se Liverpool e Arsenal qukanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Javën e ardhshme lideri i Anglisë, do të përballet me Bourmerouthin.
https://youtu.be/5si1iN7VM78