Gazetari Artan Hoxha ka sjellë edhe një panorame të asaj çfarë ndodhi mbrëmë në Elbasan, ku sipas tij një element i rëndësishëm është numri i madh i gëzhojave të gjetur në vendngjarje, ku dyshimi është se ata janë qëlluar për tu shfarosur nisur edhe nga egërsia me të cilën janë qëlluar. Ndiqni videon se si e përshkruan gazetari i njohur i kronikës faktin që janë gjetur shumë gëzojat. Ndërkohë një element tjetër i rëndësishëm është edhe fakti që anëtarët e fisit Çapaj ishin të gjithë bashkë, dhe ata mund të jenë studiuar në lëvizjet e tyre.