Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e kryeministrisë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Pamjet I ka ndarë vetë kryeministri në rrjetin social “Facebook”.
Teksa I ka treguar zyrën e tij, Kreu i qeverisë i ka dhuruar Zelenskyt edhe një dhuratë, një libër të tij me piktura.
Zelensky do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që pritet të nisë punimet në orën 11:00.