Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i ftuar në Opinion për të folur në lidhje me gjendjen e krimit në vend.
Mes të tjerash, intervista është ndalur edhe në çështjen e “Escobarit të Ballkanit”, Klement Balili.
Ai tha se deri në çastin kur doli deklarata e Europolit, qytetrët kishin dëgjuar ish-kryeministrin Berisha, bashkë me disa eksponentë të SHQUP-it që thonin se deklarata e europolit i grisi maskën Edi Ramës dhe Saimir Tahirit se policia shqiptare nuk ishte përfshirë në këtë aksion.
“I kujt është interesi për të dalë dhe për të thënë se policia shqiptare nuk është përfshirë në këtë aksion, kush përfiton nëse themi se policia e shtetit nuk është e përfshirë në këtë aksion. Europianët na falenderojnë për këtë rezulatat”, tha Tahiri.