I ftuar në Opinion për të folur mbi zhvillimet e fundit që shqetësojnë rendin në vend, Ministri Saimir Tahiri është përgjigjur fillimisht në lidhje me atë që ka qenë kryetemë e ditës, kërcënimin që kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi i ka bërë nëpërmjet një mesazhi telefonik deputetit Ben Blushi
Fevziu: A ishte një mesazh kërcënues dhe a është normale që një bashkiak të kërcënojë një deputet të parlamentit?
Tahiri: “Duhet të pyesni Blushin se cila është përmbajtja e kërcënimit. E kam kontaktuar vetë personalisht që perveç komunikimit në foltore ti drejtohet edhe instancave përkatese pasi është vepër penale. Në rast se ka një kërcënim nga cdo person duhet ndjekur në rrugë zyrtare.
Fevziu: Keni marrëa masa për sigurinë e deputetit?
“Unë nuk marr masa për çdo deputet që kërcënohet. Pavarësisht se e kam kontaktuar vetë. Ky është detyrim moral, personal, institucional. I kam kërkuar që përtej denoncimit publik, politik të shkojë në Prokurori”