Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i ftuar në Opinion për të folur në lidhje me gjendjen e krimit në vend.
Intervista është ndalur mes të tjerash edhe tek debati i përfolur aq shumë në Shqipëri mbi pajisjen e përgjimit.
Tahiri theksoi se gjithmonë kjo pajisje ka qenë në disponibilitetin e operatorëve italianë, në përdorimin e tyre dhe në ruajtjen e operatorëve italianë, janë trajnuar vetëm pesë operatorë të policisë shqiptare, trajnim i zhvilluar në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.