Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse ka pranuar në Opinion që është në dijeni për mesazhin kërcënues që kryetari i Bashkisë Kavajë i ka dërguar deputetit Blushi, ka pranuar në krahun tjetër që Roshi pavarësisht këtij kërcënimi nuk është marrë në pyetje?
Fevziu: A e keni marrë në pyetje Roshin për të dëshmuar në lidhje me mesazhin kërcënues që i ka dërguar deputetit Blushi?
“Jo nuk është thirrur. Kam kontaktuar Blushin edhe personalisht i kam kërkuar që institucionalisht ta ndjekë këtë çështje. Këto kërcënime vijnë për shkak të temperaturave që janë në vend”