Kryeprokurori Adriatik Llalla, disa ditë më parë në studion e Top Story në Top Channel foli edhe për arrestimin e ish-ministrit Ksera duke e quajtur një aferë të pastër korruptive, në të cilën Prokuroria ka prova konkrete. I pyetur në Zonë e Lirë nëse Kryeprokurori i Përgjithshëm ka gabuar në arrestimin e ish-ministrit Ksera, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka suprizuar duke thënë se: “Ish-ministrin Ksera nuk e ka arrestuar Llalla, por një prokuror rrethi”